Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Këngëtgari i famshëm, Khalid, ka vendosur që të zbulojë se është homoseksual.
26-vjeçari, me emrin e plotë Khalid Donnel Robinson, shkroi në rrjetin social X për të adresuar orientimin e tij seksual.
I riu postoi një status të shkurtër ku thoshte:
“Flamuri i krenarisë LGBT+! Ja ku e keni. Tani tema tjetër, ju lutem”.
Ndërkohë një komentues ka shkruar: ”Mos thuaj që Khalid është GEY!”.
Këngëtari e ka lexuar këtë koment dhe iu përgjigj duke e ripostuar dhe shkruar: “Jam! Dhe kjo është në rregull”.
“Le ta bëjmë të qartë, nuk kam turp nga seksualiteti im. Në të vërtetë kjo nuk është puna e askujt! Por jam mirë me veten time, ju dua të gjithëve”-shkroi ai.
Ai vazhdoi të ishte aktiv në rrjetet sociale, ndërsa dikush tjetër komentoi: “Po të pranojmë. Nuk ka të bëjë me kë dashuron, ka të bëjë me artin tënd!”.
Khalid ripostoi dhe iu përgjigj duke shkruar: “Nuk po fshihja asgjë! Thjesht nuk është puna juaj”.
Ai e përmbylli natën e tij duke shkruar: “Ok, ju dua të gjithëve faleminderit. Tani po largohem”. Khalid ka pasur një karrierë të suksesshme, pasi këngët e tij “Location” dhe “Young, Dumb & Broke” janë renditur në Billboard Hot 100 dhe janë certifikuar me diamant nga Shoqata Amerikane e Industrisë së Regjistrimit (RIAA)./ S.M
