Protestë kundër fabrikës në Lezhë/ Banorët: Të zbatohet vendimi për pezullimin e aktivitetit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Banorët e lagjes “Skëndërbeg” dhe Demokracia në Lezhë, protestuan këtë të shtunë para Drejtorisë Vendore të Policisë, pasi sipas tyre ky institucion nuk ka vepruar për të ndaluar veprimtarinë e fabrikës së mbetjeve me origjinë shtazore, e cila krijon ndotje në zonën ku ata jetojnë.

Sipas banorëve, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka vendosur pezullimin e aktivitetit të këtij subjekti prej datës 8 nëntor, deri në plotësimin e kushteve, por puna nuk është ndalur në asnjë çast dhe niveli i ndotjes është mjaft i lartë.

Drejtuesja e protestës, aktivistja Arilda Lleshi thotë se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme policia nuk vepron për të zbatuar vendimin e AKM-së për pezullimin e aktivitetit të kësaj fabrike.

Sipas vendimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, trupa inspektuese ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe pezullimin e shkarkimit të ujerave që dalin nga procesi teknologjik, deri në marrjen e masave nga ana e subjektit.

Ndërkohë protestat e banorëve kundër kësaj fabrike kanë qenë të vazhdueshme, me pretendimin se krijon ndotje të madhe në zonë dhe po ju sjell probleme shëndetësore.

The post Protestë kundër fabrikës në Lezhë/ Banorët: Të zbatohet vendimi për pezullimin e aktivitetit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *