Situatë e përsëritur në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë, digjen plehrat edhe në shi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Plehrat e djegura vijojnë të mbeten një problem për qytetin e Vlorës. Prej mbrëmjes së djeshme, fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët. Ato nuk janë shuar as nga reshjet e shiut që përfshinë vendin.

Mbrëmja e së premtes dhe mëngjesi i së shtunës, e ndikuar dhe nga era e fortë ka rindezuar një sipërfaqe të madhe në këtë zonë duke shkaktuar probleme për banorët pasi era e fortë e çonte tymin toksik në drejtim të qytetit. Zjarrfikësit e bashkisë nuk kanë mundur ta shuajnë zjarrin. Ndërkohë që kjo situatë është alarmante pasi asnjë zgjidhje nuk po merret për largimin e këtyre mbetjeve nga kjo zonë.

The post Situatë e përsëritur në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë, digjen plehrat edhe në shi appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *