Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Goli i pësuar nga Milan në pjesën e parë të sfidës së Champions League të zhvilluar në shtëpinë e Slovan Bratislava shkaktoi një reagim të fuqishëm në rrjetet sociale. Gol i Barseghyan në minutën e 23’ nxori në pah një boshllëk të jashtëzakonshëm të mbrojtjes kuqezi, ku 10 lojtarë ishin në zonën kundërshtare gjatë një goditje këndi në favor. Nga një goditje e Chukëueze e bllokuar nga mbrojtja vendase, filloi kundërsulmi i Slovan, me vetëm Reijnders që provoi, pa sukses, të ndjekë kundërshtarin.
Pamjet e golit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale: shumë komente ironike, ndërsa tifozët e Milan nuk kanë kursyer kritikat. Objektivi kryesor i kritikave ka qenë kryesisht Paulo Fonseca. Ajo që bie më shumë në sy është mungesa e ashtuquajturave ‘preventiva’, me Barseghyan që arriti të dalë i vetëm përpara Maignan.
Lexo më tej: Video/ Milan-Juve çfarë zhgënjimi: pak goditje e asnjë emocion për 0-0 më të shëmtuar
Pikërisht mbi këto preventiva është fokusuar Paulo Fonseca në fund të ndeshjes: “Janë gjëra të vështira për t’u shpjeguar. Për goditjet e këndit, kemi tre lojtarë mbrapa, ndoshta sepse mbrojtësit që ishin sot nuk kanë luajtur shpesh bashkë këtë sezon. Është një çështje leximi, jo një çështje qëndrimi. Në pjesën e parë, kur e lejuam Slovan të dilte, ishte një çështje e mbrojtjes: ishim shumë larg me mbrojtësit dhe ata ishin gjithmonë vetëm për të dale përpara. Një problem leximi dhe kuptimi të asaj që po ndodhte”.
The post Milan, rrjetet sociale ekzaltohen për golin e pësuar: 10 lojtarë në zonën e Slovan appeared first on Lapsi.al.
