Europa League/ Lazio ndalon vrullin, Besiktas zhgënjen pa Muçin, Chelsea bën detyrën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Europa League zhvilloi këtë pasdite disa nga ndeshjet e xhiros së pestë. Pas disa fitoresh radhazi në këtë kompeticion, Lazio u ndal në barazim pa gola në shtëpi ndaj Ludogorets. Pa Ernest Muçin i cili mungoi për shkak dëmtimi, Besiktas u imponua në Stamboll me shifrat 1-3 nga skuadra e Maccabi Tel Aviv.

Në AFAS Stadion (Alkmaar), Az Alkmaar-Galatasaray përfundoi 1-1, ndërsa Atletico Bilbao mposhti 3-0 Elfsborg.

Në Conference League, Chelsea është përfekt. Blutë e Londrës triumfuan 0-2 ndaj Heidenheim, me golat e Nkunku dhe Mudryk.

gijotina.com/

 

The post Europa League/ Lazio ndalon vrullin, Besiktas zhgënjen pa Muçin, Chelsea bën detyrën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *