Kosova ndalon hyrjen e 16,500 kilogramëve çokollatë nga Zvicra me afat të skaduar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen e një sasie të konsiderueshme të mallrave ushqimore të skaduara në Zyrën Doganore të Mitrovicës. Dërgesa përmbante çokollata të importuara nga Zvicra, me një peshë neto prej 16,500 kg. Ato u zbuluan me afat të skaduar gjatë procesit të kontrollit të rregullt doganor.

“Ky rast shërben si kujtesë për të gjithë importuesit që të respektojnë rregulloret dhe standardet e sigurisë ushqimore. Qytetarët ftohen të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo dyshim për produkte të skaduara ose të rrezikshme në treg”, thuhet në njoftim.

The post Kosova ndalon hyrjen e 16,500 kilogramëve çokollatë nga Zvicra me afat të skaduar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *