Liverpool “gjunjëzon” Realin, Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille(VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Liverpuli mposhti Realin e Madridit me shifrat 2-0, në një përballje spektakolare, ku u humbën edhe 2 penallti.

Golat e Mek Alister dhe Gakpo në minutat 52 dhe 77, i dhuruan 3 pikë të arta anglezëve të Slot, ndërkohë që Mbape në minutën e 61-të dhe Salah në të 70-tën gabuan nga pika e bardhë. 

Me këtë fitore Liverpuli rikthehen në krye të renditjes së Champions-it, ndërkohë që Reali ka përfunduar në vendin e 24-t, me vetëm 6 pikë në 5 ndeshje. Duelin e radhës madrilenët e luajnë në transfertë ndaj Atalantës së Gjimshitit, ndërkohë që Liverpuli përballet me Gironën.  

LIVERPOOL-REAL MADRID 2-0

Mek Alister 52′ , Gakpo 76′

76′ GOOOOL LIVERPULI 2-0/ Anglezët dyfishojnë shifrat me Kodi Gakpo, që godet saktë me kokë brenda zonës, pas harkimit të Robertson, duke çuar peshë tifozët e pranishëm në “Anfield”.

(VIDEO) 

71′ Ndeshje e çmendur, pas Mbape, edhe Salah gabon nga penalltia. Gjuajtja e egjiptianit, prekt shtyllën dhe shkon jashtë kuadratit. 

(VIDEO) 

61′ Kilian Mbape gabon nga pika e bardhë e penalltisë, gjuajtja e tij ndalet nga portieri Kellher.

(VIDEO) 

52′ GOOOOL LIVERPUL 1-0/ Zhbllokohet sfida, shpërthen festa në “Anfield”, Mek Alister tund rrjetën e portierit Kurtua.

 (VIDEO) 

Në ndeshjet e luajtura pasdite, Cervena Zvezda surprizoi Shtutgartin duke e mposhtur 5-1, ndërsa Girona pësoi disfatë 1-0 nga Shturm Graz. Kompeticioni më i rëndësishëm për klube do të rikthehet me 10 dhjetor.

Aston Vila 0–0 Juventus

Dinamo Zagreb 0–3 Borusia Dortmund

42′ Gitens, 57′ Bensebaini, 90′ Guirasi

Goli i Gitens: (VIDEO)

Goli i Bensebaini: (VIDEO)

Goli i Guirasi: (VIDEO)

73′ Aktivizohet Arbër Hoxha.

Bolonja 1–2 Lilë

63′ Lukumi – 44′, 66′ Mukau

Goli i Mukaut: (VIDEO)

Goli i Lukimit: (VIDEO)

Goli i dytë i Mukaut: (VIDEO)

74′ Aktivizohet Edon Zhegrova.

Monako 2–3 Benfika

14′ Ben Segir, 68′ Magasa – 48′ Pavlidis, 85′ Kabral, 88′ Amduni

Goli i Ben Segir: (VIDEO)

Goli i Pavlidis: (VIDEO)

Goli i Magasas: (VIDEO)

Goli i Kabral: (VIDEO)

Goli i Amduni: (VIDEO)

Sëlltik 1–1 Klub Bruzh

60′ Maeda – 26′(ag) Karter-Vikers

Autogoli i Karter Vikers: (VIDEO)

Goli i Maeda: (VIDEO)

PSV 3–2 Shaktar Donetsk

88′ Tilman – 8′ Sikan, 37′ Zubkov

Goli i Sikan: (VIDEO)

Goli i Zubkov: (VIDEO)

Renditja:

gijotina.com/

The post Liverpool “gjunjëzon” Realin, Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille(VIDEO) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *