Vëllezërit nga Kosova drejt Shqipërisë, veteranët e UÇK kalojnë me ceremoni ushtarake në Morinë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Me flamujt kuq e zi dhe veshje kombëtare shumë qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e Flamurit.

Jo vetëm Vlorën, por kanë zgjedhur edhe qytete të tjera për të qenë bashkë në shënimin e 112 vjetorit të Pavarësisë.

Në orët e para të ditës, pikën e përbashkët kufitare të Morinit e kaloi me ceremonial ushtarak një trupë e veteranëve të UÇK e FSK-së, e cila parakaloi në mënyrë simbolike me këngën për komandantin legjendar Adem Jashari.

Sipas policisë kufitare, fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë u shënua në orët e para të ditës, ndërsa është operuar me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas protokollit ndërqeveritar në ditë festash.

The post Vëllezërit nga Kosova drejt Shqipërisë, veteranët e UÇK kalojnë me ceremoni ushtarake në Morinë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *