Reshjet e dëborës prezente në qarkun e Korçës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Qarku i Korçës është zgjuar mëngjesin me reshje dëbore, të cilat kanë qenë prezente në lartësitë mbi 1300 m dhe vijojnë akoma.

Në Dardhë dhe Voskopojë, raportohet se trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-10 cm. Reshjet nuk kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve por drejtuesit duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ndërkohë një pjesë tjetër e qarkut të Korçës prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta.

The post Reshjet e dëborës prezente në qarkun e Korçës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *