Rohde dënon sulmin në kanalin e ujit: Të bëhet hetim i plotë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmjes së djeshme në kanalit e ujit në Zubin Potok. Ai ka shpërndarë postimi e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ku ka bërë thirrje për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Rohde shkruan më tej se Gjermania është e gatshme të mbështes autoritetet e Kosovës lidhur me zbardhjen e ngjarjes.

“Dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që prek komunitetet në mbarë Kosovën. U bëjmë jehonë thirrjeve për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.

The post Rohde dënon sulmin në kanalin e ujit: Të bëhet hetim i plotë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *