Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Partia Socialiste ka rrëzuar me 72 vota kundër dy amendamentet e kryetarit të PD-së Sali Berisha të propozuara nga ai në Kuvend në projektligjin “Per buxhetin e vitit 2025”, që shqyrtohet sot në parlament nen për nen.
Amendamenti i parë për “Pezullimin e të gjitha prokurimeve për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë”, mori 36 vota pro dhe 72 kundër. Amendamenti i dyrë për “Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve”, mori 37 vota pro dhe 72 kundër.
Mazhoranca rrëzoi edhe amendamentin e deputetit Flamur Noka për vendosjen e minimumit jetik 200 euro.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Kociu tha se propozimi është “një propozim aspak serioz dhe nuk mund të vendoset absolutisht apriori, i pastudiuar, i pavlerësuar dhe i pabazuar mbi një metodologji mbi të cilën biem dakord të gjithë”.
Deputetët e opozitës kanë depozituar në total 55 amendamente, të cilat me shumë gjasë do të rrëzohen me forcën e kartonin nga mazhoranca gjatë seancës së kësaj të hëne.
Përvec rritjes së pensioneve dhe vendosjen e minimumit jetim, opozita ka kërkuar gjithashtu përmes amendamenteve rritjen e fondeve për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit, rritjen e buxhetit për Shëndetësinë, pezullimin e pagesave për koncesionet, etj.
Lexo edhe:
- “Ju ka rënë çehrja!” Berisha nga Kuvendi: Rama tentoi të eliminonte opozitën, por unë ja ku jam
- Berisha lë Kuvendin: Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve të luksit
The post Buxheti 2025/ PS vendos diktatin e votës, 55 amendamentet e opozitës drejt rrëzimit appeared first on GIJOTINA.
