Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Partia Socialiste ka rrëzuar me 72 vota kundër dy amendamentet e kryetarit të PD-së Sali Berisha të propozuara nga ai në Kuvend.
Amendamenti i parë për “Pezullimin e të gjitha prokurimeve për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë”, mori 36 vota pro dhe 72 kundër.
Amendamenti i dyrë për “Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve”, mori 37 vota pro dhe 72 kundër.
Mazhoranca rrëzo edhe amendamentin e deputetit Flamur Noka për vendosjen e minimumit jetik 200 euro.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Kociu tha se propozimi ishte “aspak serioz qe i ka kaluar koha me vaft dhe s’mund të vendohet apriori pasi është i pastudiuar dhe i pazbatuar”.
The post Buxheti/ PS rrëzon amendamentet e Berishës dhe Nokës për miratimin e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve appeared first on GIJOTINA.
