Kryebashkiaku socialist i Devollit 2 orë në SPAK: Mu komunikua përfundimi i hetimeve, nuk jap dorëheqjen

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro u paraqit sot në SPAK, ku i është komunikuar përfundimi i hetimeve. Pasi doli nga SPAK, Duro tha për gazetarët se nuk do të japë dorëheqjen, por do të vijojë të qëndrojë në detyrë.

  • A iu komunikua akuza?

Duro: Flas në fund të procesit.

  • A ju komunikua përfundimi i hetimit?

Duro: Po.

Duro u mor i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se ka licencuar një pikë karburanti në Bilisht që ishte ndërtim pa leje. Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Më herët, Duro e ka mohuar akuzën duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit.

The post Kryebashkiaku socialist i Devollit 2 orë në SPAK: Mu komunikua përfundimi i hetimeve, nuk jap dorëheqjen appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *