Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në Kuvend është mbajtur një minutë heshtje nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës për ndarjen nga jeta ditën e sotme të politikanit dhe aktivisti Arben Tafaj.

Ishte deputetja demoktrate, Jorida Tabaku e cila ka kërkuar një minutë heshtje në Kuvend për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana”.

“Në emër të grupit parlamentar të PD dua të propozoj të mbajmë një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të zotin Arben Tafaj. Ishte kryetari i shoqatës Tirana, intelektual, kontribuues i vjetër i qytetit, që jo vetëm i bënte bashkë të gjithë politikën, por edhe përfaqësuesit e të gjitha krahinave në Tiranë. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ka mbështetjen e të gjitha forcave politike për të mbajtur një minutë heshtje. Ngushëllimet e anëtarëve të parlamentit shkojnë për familjen dhe fëmijët e tij”, tha Tabaku.

The post Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *