Merrnin ryshfet për të kthyer para afatit patentat, Apeli merr vendim për 4 punonjësit e policisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë vendimin për 25 të pandehurit, mes tyre 4 efektivë, Elio Picoku, ish-Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë dhe ish-policët Alkid Ndreu, Kujtim Xhaja e Amarildo Lika, të cilët akuzohen se merrnin ryshfet nga 500 deri në 1500 euro për të kthyer para afateve patentat e pezulluara.

Apeli i GJKKO ka shtuar dënimet për 7 persona, ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg zyrtarin e policisë, Alkid Ndreu; me 2 vite burg është dënuar Elio Picoku dhe 1 vit e 4 muaj burg sekseri Kujtim Xhaja; Për Revi Osmani 1 vit burg, Lidian Broshka 4 (katër) muaj burgim, i liruar nga amnistia, pushohet; Evisjon Salku 60 orë pune publike, i liruar nga amnistia, pushohet.
Spiro Tore nga detyrim paraqitje apeli në 120 ore pune publike; Amarildo Lika 1 vit e 6 muaj burgim, lënie në fuqi, i shtohet vetëm 5 vite mos mbajtje e posteve publike; Vilson Zelia 8 muaj me kusht, pushohet pasi është liruar nga amnistia dhe Enis Balla 8 muaj burg.
  • Apeli i GJKKO-së mori vendimin për 4 efektivët:

– Rikthimin në qeli të Alkid Ndreut duke e dënuar 2.8 vite burg, që do e vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme

– Dënimi për Elio Picokun është rritur nga 1.8 vite pas hekurave, në 2 vite burg.

Gjithashtu iu është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.

-Rikthimin në qeli të Kujtim Xhajës duke e dënuar me 1.4 vite burg dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.

– Për Amarildo Loka u la në fuqi vendimi për dënimin me 1.6 vite burg dhe lirimin nga qelia për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të dhënë.

Ndërsa iu shtua dënimi për heqjen e së drejtës të pandehurit për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.

The post Merrnin ryshfet për të kthyer para afatit patentat, Apeli merr vendim për 4 punonjësit e policisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *