Akuzohet se kërcënoi nxënësin, nën hetim mësuesi i shkollës së mesme

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një mësues është vënë nën hetim nga Policia e Beratit, pasi dyshohet se ka kërcënuar një nxënës të shkollës së mesme në qytetin e Poliçanit.

Ai pretendonte se i mituri e kishte fyer në rrjetet sociale.

Policia vendore njofton se stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për shtetasin Ervis Shpata, 35 vjeç, (mësues), për veprën penale “kanosja”.

“Ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi D. L., 18 vjeç, (nxënës), i cili pretendon se është kanosur nga shtetasi E. Sh, (Ervis Shpata) për arsye se ky i fundit dyshon se nxënësi e ka ofenduar në rrjetet sociale”, njoftoi policia.

The post Akuzohet se kërcënoi nxënësin, nën hetim mësuesi i shkollës së mesme appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *