Eleminimi nga Kupa i Ballkanit, jep dorëheqjen trajneri Pollozhani

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Artim Pollozhani nuk është më trajner i Ballkanit. Tekniku i njohur ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, pas eleminimit në Kupën e Kosovës.

Pollozhani zëvendësoi Ilir Dajën dhe qëndroi në krye të këtij ekipi për 3 muaj. Klubi kampion i Kosovës do nisë nga puna shumë shpejt, për gjetjen e një trajneri të ri.

“Tifozë të dashur. Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme.

Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës”- shkruan klubi.

The post Eleminimi nga Kupa i Ballkanit, jep dorëheqjen trajneri Pollozhani appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *