Homazhe për Arben Tafajn, Berisha: Mirënjohje të thellë për një qytetar shembullor të Tiranës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë homazhe në nder të Arben Tafaj. Berisha mbajti dhe një deklaratë të shkurtër për mediat, ku tha se Tafaj ishte një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës. Kryedemokrati i shprehu ngushëllimet familjes dhe të afërmve të tij.

“Erdha të shpreh mirënjohjen më të thellë për Arben Tafajn, një qytetar shembullor i Tiranës, një prind, bashkëshort shembullor. Një qeveritar vendor i ndershëm, i aftë, kompetent. Një parlamentar i kryeqytetit, i aftë, i ndershëm dhe një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës.

Një njeri që i kushtoi jetën e vet, veprimtarinë e tij, mbrojtjes së vlerave të kësaj qytetarie dhe ishte pa diskutim një nga përfaqësuesit më dinjitoz të saj. I shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia familjes së nderuar Tafaj. Shpreh ngushëllime për të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë humbur një përfaqësues të shquar, për të gjithë miqtë, të afërmit e tij.”, u shpreh Berisha.

The post Homazhe për Arben Tafajn, Berisha: Mirënjohje të thellë për një qytetar shembullor të Tiranës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *