Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën ka zhvilluar një takim e Presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Përmes një postimi në “X”, Kurti ka ndarë detaje se çfarë është diskutuar gjatë këtij takimi.
Derisa e ka uruar për rolin e tij të ri, Kurti i ka rikonfirmuar Costas përkushtimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me BE-në dhe avancimin e aspiratave për anëtarësim.
Kurti ka theksuar se në takimet që kishte edhe me shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas dhe Komisioneren Evropiane për Fqinjësi dhe Zgjerim, Marta Kos, ka ngritur shqetësimet për kërcënimet e vazhdueshme ndaj sigurisë në vend.
“Gjatë takimit tonë dypalësh dhe darkës së përbashkët me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, HR/VP Kaja Kallas dhe Komisioneren Evropiane për Fqinjësi dhe Zgjerim, Marta Kos, ngrita shqetësimet në lidhje me kërcënimet dhe e vazhdueshme ndaj sigurisë sonë, duke përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën tonë kritike, dhe kërkova llogaridhënie”, ka shkruar Kurti në “X”.
Kryeministri ka shtuar se bashkëpunimi rajonal duhet të bazohet në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat kërkojnë njohje dhe respekt reciprok, llogaridhënie dhe një angazhim të përbashkët për paqen.
The post Kurti tregon detaje të reja nga takimet në Bruksel appeared first on Lapsi.al.
