Në kërkim nga Kosova për trafik droge, arrestohet në Cërrik i riu

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Cërrikut ka arrestuar me qëllim ekstradimi një person të akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u mundësua kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar A. S., 33 vjeç, banues në Cërrik”, njoftoi policia.

“Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, njoftoi policia.

The post Në kërkim nga Kosova për trafik droge, arrestohet në Cërrik i riu appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *