Pritja merr fund, Armando Broja grumbullohet nga ekipi i parë i Everton

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Armando Broja do të jetë të mërkurën në mbrëmje (sot) me skuadrën e parë të Evertonit. Një gjë e tillë është konfirmuar nga trajneri i skuadrës, Sean Dyche gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës me Wolves e cila fillon në orën 20:30.

“Broja sigurisht që do të jetë. Chermiti nuk është ende gati. Ai po stërvitet gjithnjë e më shumë, por ka nevojë për një program të zgjatur për shkak të natyrës së dëmtimit të tij. Por Broja duhet të jetë”, ka deklaruar Dyche.

Kjo do të jetë hera e parë për Brojën që do të jetë pjesë e Everton, pasi ka luajtur në javën e fundit dy ndeshje me ekipin e Everton U-21. Sulmuesi i Kombëtares ka lënë pas lëndimin dhe do shihet nëse do ketë minuta në fushë.

The post Pritja merr fund, Armando Broja grumbullohet nga ekipi i parë i Everton appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *