VIDEO/ Hyn me makinë kundravajtje, Stresi sfidon policinë: Me mua nuk ekziston trafiku

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, pasi u procedua për dhunë ndaj TikTok-erit Medi Iseni në Kosovë, ka kryer këtë radhë një shkelje rrugore.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga vetë ai, reperi shihet teksa nget makinën luksoze në kahun e kundërt të trafikut, teksa shmang dhjetëra mjete të tjera që janë bllokuar për shkak të radhëve kilometrike.

Duke u futur kundravajtje, ai i bën shenjë me drita shoferëve që i vijnë përballë që t’i hapin rrugën, duke rrezikuar jetën e tyre, pasi mund të përplasej.

“Me mua nuk ekziston trafiku”, shkruan Stresi në rrjetet sociale./e.t

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *