Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për grekun

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm të shtetasit grek Eftimiu Eftimiu.

Ish efektivi i forcave specialeve greke kishte dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë pasi në mars 2021, Apeli i Gjykatës së Posaçme e gjeti fajtor për vrasjen e Devi Kasmit dhe konfirmoi dënimin e dhënë nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm.

Ekzekutimi ndodhi në janar 2018.

Ish-komandoja e Forcave Ushtarake greke ka insistuar se kishte ardhur në Shqipëri për gjueti, por hetimi i ish Krimeve të Rënda e identifikon si ekzekutorin e Devi Kasmit, krim i ndodhur në Tiranë ndërkohë që si organizator akuzohet shtetasi Aurel Hoxhallari.

The post Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për grekun appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *