Bie Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ndërsa diktatori Bashar al-Assad u largua papritur nga Siria, turmat hynë në pallatin presidencial dhe plaçkitën sendet e tij.

Sipas raportimeve, mbretërimi 24-vjeçar i diktatorit sirian Bashar al-Assad përfundoi ndërsa ai u largua nga vendi me avion në një vend të pazbuluar, ndërsa forcat e opozitës hynë në Damask me rezistencë minimale.

Disa video shfaqën sirianët duke hyrë pa asnje pengese në Pallatin Presidencial të Bashar al-Assad në Damask. Sipas deshmitareve, shume persona u futen ne pallatin presidencial duke grabitur gjithcka qe u dilte perpara. Nga ky pallat presidencial, Siria eshte udhehequr prej 50 vitesh nga dinastia Assad.

Ofensiva e befasishme filloi më 27 nëntor nën drejtimin e grupit xhihadist Hayat Tahrir al-Sham, gjatë së cilës persona të armatosur pushtuan qytetin verior të Aleppos, më i madhi i Sirisë, dhe qytetin qendror Hama, qyteti i katërt më i madh i vendit.
Grupi e ka origjinën tek Al-Kaida dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga SHBA dhe Kombet e Bashkuara.

The post Bie Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *