Shpërndanin kanabis, arrestohen tre të rinj në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe si rezultat ka arrestuar tre persona.

Në pranga janë vënë shtetasit O. B., 23 vjeç, A. Gj., 24 vjeç, dhe Y. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

“Shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve fizike të këtyre shtetasve iu kanë gjetur dhe sekuestruar sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e shpërndanin lëndën narkotike në disa lagje të ndryshme të Tiranës.” – thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

The post Shpërndanin kanabis, arrestohen tre të rinj në Tiranë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *