Arrestohen dy turq në Rinas, njëri i dënuar me 8 vite burgim për përdhunim

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy shtetas turq janë arrestuar nga policia në Rinas me qëllim ekstradimi, pasi rezultojnë të dënuar në Turqi për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe prodhim/shitje narkotikësh.

“Si rezultat i verifikimeve dhe intervistimeve në hyrje/dalje, të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare të Rinasit, si dhe si rezultat i koordinimit të punës ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe strukturave homologe në Turqi dhe në Gjermani, u arrestuan provizorisht shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-Burak Kara, 38 vjeç, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, pasi është dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Mesinit, Turqi, me 8 vjet e 4 muaj burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 6 muaj e 21 ditë burgim;

-Metehan Tutungu, 25 vjeç, u ndalua në dalje të Shqipërisë, pasi është dënuar në vitin 2023, nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Vijon bashkëpunimi me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 2 shtetasve, në shtetet ku janë dënuar.

Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është kapur dhe vënë në pranga shtetasi Orgen (Mariglen) Bushpreni, 40 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

The post Arrestohen dy turq në Rinas, njëri i dënuar me 8 vite burgim për përdhunim appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *