Mbeti i plagosur në vrasjen e Martin Canit, 14-vjeçari niset për kurim në Itali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shoku i Martin Canit, Luis Meçja, i cili mbeti i plagosur nga sherri te “Fan Noli” është nisur mëngjesin e sotëm drejt Italisë për kurim.

Më herët, 14-vjeçari tregoi se u godit nga dy persona 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Përmes një Gofoundme, Luisi ka arritur të mbledhë shumën prej 80 mijë eurosh.

Bëhet me dije se i mituri është nisur sot drejt Bari, Itali për të marrë një kurim më të specializuar.

Luisi Meçe mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ku mbeti i vrarë bashkëmoshatari i tij Martin Cani.

Luis ka këmbëngulur se është goditur nga dy persona, duke shtuar se plagët janë shkaktuar nga dy thika të ndryshme, pacarësisht se nj ëversion i tillë nuk është pranuar nga policia.

Sipas tij, në vendngjarje kanë qenë tre persona. Dy prej tyre, të armatosur me thika, janë ata që e sulmuan. Luisi identifikoi një prej autorëve si Mario, ndërsa përshkroi të dytin si një djalë me flokë të gjata, të cilin nuk e kishte parë më parë, por dyshon se është bashkëmoshatar i tij. Luisi tregoi gjithashtu për një person të tretë, që sipas tij nuk ishte i përfshirë në sherr, por vetëm e kishte ngritur nga toka pas incidentit.

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djalë me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pashë që Mario kishte nxjerrë thikën dhe po godiste Martinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pashë kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prapë pashë që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër.

Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën. Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pashë që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë.

Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë, sa njërit ia përplasa kokën te hekuri, Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit”, rrëfeu Luisi për mediat.

The post Mbeti i plagosur në vrasjen e Martin Canit, 14-vjeçari niset për kurim në Itali appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *