“Aferë gjigande 1.3 miliardë euro”, Shehaj: Kam 6 muaj që kërkoj interpelancën me Ballukun

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputeti Agron Shehaj i është drejtuar sot në Kuvend kryeparlamentares Elisa Spiropali duke kërkuar se kur do të zhvillohet interpelanca e kërkuar nga ana e tij me ministren Belinda Balluku.

Shehaj u shpreh i indinjuar se ka 6 muaj që kërkon interpelancë me Ballukun.

“Nuk ka nevojë të ngre zërin nëse respektoni rregulloren. Zonja kryetare, kam 6 muaj që kam kërkuar interpelancë me ministren Balluku për aferën gjigande 1.3 miliardë euro. Keni 6 muaj që e shtyni. Si mund të ndodhë diçka e till? Pse i fshiheni interpelancave, a mund ta di kur keni ndërmend ta lejoni të ndodhë, apo prisni të mbyllet fare Parlamenti”, u shpreh Shehaj.

Pas indinjatës së Shehajt, Spiropali u përgjigj se interpelanca e kërkuar nga Shehaj është vendosur në kalendar dhe do të zhvillohet.

The post “Aferë gjigande 1.3 miliardë euro”, Shehaj: Kam 6 muaj që kërkoj interpelancën me Ballukun appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *