Aksident në punë, humb jetën shqiptari në Itali (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Frosinones në Itali, ku siç raportojnë këtë të enjte mediat vendase, një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës, ndërsa një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Viktima është identifikuar si Lulzim Buci.

Sipas hetimeve paraprake, ndërsa punëtorët po punonin, struktura e betonit të çatisë u shemb. Dy punëtorët, Buci dhe 31-vjeçari u rrëzuan nga një lartësi prej rreth 6 metrash.

Fatkeqësisht 53-vjeçari humbi jetën, ndërsa i riu, origjina e të cilit nuk bëhet me dije, u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Policia italiane po kryen hetime për të zbardhur shkaqet e shembjes së strukturës së betonit.

The post Aksident në punë, humb jetën shqiptari në Itali (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *