Nis seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Ashtu si herën e kaluar edhe kjo seancë pritet të zhvillohet me debate dhe tensione. Në rendin e ditës do të diskutohet pikat të cilat nuk u shqyrtuan në seancën e javës së shkuar për shkak të kaosit dhe përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës.

Sot pritet të zhvillohet interpelanca e kërkuar nga opozita me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliun për vdekjen e Martin Canit, pranë shkollës “Fan Noli”. Gjithashtu pritet të diskutohet edhe kërkesa e 40 deputetëve të Partisë Socialiste për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Projektligji u kërkua nga mazhoranca të futej me procedurë të përshpejtuar.

The post Nis seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *