FOTO/ Përplasje mes Roza Latit dhe Heidi Baçit, sherrit i bashkohet dhe Mikela

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Debatit virtual mes Roza Latit dhe Heidi Baçit, i është bashkuar tashmë dhe Mikela Pupa. E gjitha nisi pas konformimit se Heidi do të jetë prezantueja e “Big Brother Fun Club” gjatë këtij sezoni, por sipas burimeve për media, ky pozicion fillimisht i ishte premtuar Roza Latit që madje kishte bërë dhe një audicion për këtë emision.

Mikela Pupa, e cila së fundmi është parë në shoqërinë e Roza Latit, teksa ka zhvilluar një mini quiz me njdekësit e saj në rrjetin social Instagram, është pyetur në lidhje me Fun Club që do të drejtohet nga Heidi Baçi.

“Asgjë personale me Heidin, nuk e njoh fare personalisht, nuk e kam parë fare si moderatoer dhe as nuk e di sesi do jetë.. “Por di të them se e di kush do e bënte atë program një bombë. Kush do i jepte super energji dhe kush do mbante një super program LIVE, me debate dhe me të ftuar ashtu si e ka treguar që di ta bëj Roza Lati,” shkruan Mikela në postimin e saj.

Ndërkohë pak ditë më parë ka qenë Roza, e cila postoi një ekran të thyer teksa shkroi “S’di çtë them… Di veçtë them që më është shpif televizioni”.

Lart e poshtë është thënë se Roza ka patur përplasje të forta me stafin e Big Brother dhe drejtuesit e Top Channel pasi nuk i dhanë rolin e prezantueses në Fun Club.

/e.t
Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *