I dënuar me 25 vite burg për disa krime, shqiptari ekstradohet në Itali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 35-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Britania e Madhe në drejtim të Italisë. 35-vjeçari Sajmir Orucin prej nëntorit të vitit të kaluar ndodhej në burg, pasi akuzohej për trafik droge.

Ai ishte i dënuar nga drejtësia me 25 vite burg për veprat penale të përndjekjes, rrëmbim, sulmi i rëndë seksual (përdhunim), dhunë seksuale në grup ndaj një vajze, që në kohën e ngjarjes ishte e mitur. 35-vjeçari zbarkoi nën pranga në aeroportin Linate të Milanos. Ai akuzohet se përgjatë viteve 2025-2016, kohë kur ai jetonte dhe banonte në Besana Brizana ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Për krimet e sipërpërmendura ai u dënua fillimisht me 12 vite e 6 muaj burg, por pas akuzave të reja për vjedhje dhe rezistencë ndaj zyrtarit publik, ndaj tij u mblodhën të dyja dënimet dhe ai u dënua përfundimisht me 25 vite burg

The post I dënuar me 25 vite burg për disa krime, shqiptari ekstradohet në Itali appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *