Man City vazhdon formën e tmerrshme, mposhtet edhe nga Aston Villa

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Manchester City është mposhtur me rezultat 2-1 nga Aston Villa në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Ligën Premier. Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar formën e dobët këtë sezon duke marrë edhe humbjen e nëntë nga 12 ndeshjet e fundit.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, por vendasit ishin më konkret duke shënuar edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 16-të të ndeshjes me anë të Jhon Duran, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Morgan Rogers.

Në pjesën e dytë, City u mundua të kthehet në lojë, por përsëri vendasit ishin më të mirë dhe me konkret duke shënuar edhe një gol tjetër, ndërsa mysafirët vetëm në fund ngushtuan rezultatin.

ASTON VILLA 2-1 MANCHESTER CITY

Duran 16’, Rogers 65’ / Foden 90+3’

GOLI I DURAN (VIDEO)

GOLI I ROGERS (VIDEO)

GOLI I FODEN (VIDEO)

Pas kësaj fitore, Aston Villa ngjitet në pozitën e pestë me 28 pikë dhe lë mbrapa Cityn në pozitën e gjashtë me 27 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët presin Evertonin, ndërsa Aston Villa udhëton te Newcastle United.

gijotina.com/

The post Man City vazhdon formën e tmerrshme, mposhtet edhe nga Aston Villa appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *