Renditja e Superiores/ Dinamo shpallet “Kampione e Dimrit”, Tirana zbret drejt fundit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ndeshjet e të shtunës në Kategorinë Superiore kanë caktuar tashmë se Dinamo do të jetë ajo që do të mbajë titullin simbolik të “Kampiones së Dimrit”, para pauzës së kampionatit.

Blutë kanë mundur një rival direkt si Egnatia me shifrat 2-1, duke e mbajtur ekipin rrogozhinas 4 pikë larg, në një mesazh të qartë për të gjithë rivalët se do të jetë një pretendente e fortë për titullin kampion.

Dinamovitët shënuan me Mandelën pas 25 minutash lojë. Skuadra e Dajës dyfishoi me Nanin në minutën e 58-të, ndërsa pak më vonë Ndreca ngushtoi shifrat, duke futur në lojë kampionët e Shqipërisë.

Rrogozhinasit u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit, por pa mundur dot ta gjejnë atë. Kryesuesit e Dinamos kanë 34 pikë, ndërsa Egnatia e vendit të katërt, 4 pikë më pak.

Ndërkohë, ndeshja e fundit të tabelës mes Laçit dhe Tiranës, e mbyllur me suksesin 3-1 të kurbinasve, ka larguar këtë të fundit nga zona e ftohtë dhe ka zhytur aty bardheblutë të cilët e nisën sezonin me pretendime, por tashmë janë në ujëra të turbullta në klasifikim.

gijotina.com/

The post Renditja e Superiores/ Dinamo shpallet “Kampione e Dimrit”, Tirana zbret drejt fundit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *