Trafikonte lëndë narkotike, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar në Itali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali një javë më parë për posedim dhe shitje kokaine. I riu u kap me një armë gjahu të prerë dhe 460 fishekë të kalibrave të ndryshëm. 23-vjeçari e bënte tregtinë e mallit nëpërmjet rrjetit social dhe platformës WhatsApp. Pasi vendoste vendin dhe orarin e takimit, ai paraqitej në takime në bordin e një serie të fundit ‘Golf’, me targë zvicerane.

Brenda pak ditësh, hetuesit identifikuan makinën dhe e ndoqën atë derisa gjetën shtëpinë e të riut në një komunë në zonën e Varese. Policia tha se të riut iu gjetën 20 doza dhe një shumë parash e madhe, që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës. Kontrolli vijoi në banesë, ku u zbuluan në një çantë shpine të fshehur poshtë krevatit, 460 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, si dhe një pushkë gjahu, në dhomën e gjumit, të futura pas një gardërobe.

The post Trafikonte lëndë narkotike, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *