Shqiptari i plagosur në Greqi identifikon autorin, dy muaj më parë ishin përleshur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi. Mësohet se shkak i plagosjes ka qenë një mosmarrëveshje mes autorit dhe 50-vjeçarit. I plagosur në dëshminë e tij në polici ka deklaruar se teksa qëndronte jashtë makinës së tij, i është afruar një mjet nga ku kanë zbritur dy persona dhe një motor me dy persona të tjerë.

Ndërkohë njëri prej tyre e ka qëlluar disa herë me thikë në bark dhe më pas është larguar së bashku me tre personat e tjerë. Gjithashtu raportohet se dy-tre muaj më parë ata janë përleshur nën efektin e alkoolit dhe i plagosuri dyshohet se kishte sharë autorin.

The post Shqiptari i plagosur në Greqi identifikon autorin, dy muaj më parë ishin përleshur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *