Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Lirohen 7 protestuesit e opozitës të arrestuar për bllokimin e rrugëve.
Qytetarët ishin ndaluar nga policia gjatë mosbindjes civile të 23 dhjetorit të organizuar nga Partia Demokratike, ku u bllokua qarkullimi i makinave në 5 nyjet kryesore të kryeqytetit.
Në seancën e sotme, Gjykata e Tiranës caktoi masën e ‘detyrim paraqitje’ për personat e ndaluar, të cilët sipas policisë dhe prokurorisë ishin arrestuar për pengim të qarkullimit dhe kundërshtim te punonjësve të policisë.
The post Lirohen 7 protestuesit e opozitës, të arrestuar për bllokimin e rrugëve appeared first on GIJOTINA.
