Përplasi me makinë policin, arrestohet 21 vjeçari në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një i ri 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Sektori i Qarkullimit Rrugor për shkak të një aksidenti të rëndë që përfshiu një punonjës policie.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:00, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, i riu ka aksidentuar oficerin S. Sh., 30 vjeç, i cili ishte në detyrë si pjesë e patrullës së Policisë së Rendit.

Pas përplasjes, punonjësi i policisë u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

The post Përplasi me makinë policin, arrestohet 21 vjeçari në Tiranë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *