Arda Turan zbulon rrënjët shqiptare: Nënën e kam nga Prishtina

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka luajtur 100 ndeshje me Turqinë dhe ka shënuar 16 gola, por një prej emrave më të mëdhenj që futbolli turk ka nxjerrë në vitet e fundit, Arda Turan ka zbuluar se ka rrënjët shqiptare.

I pyetur për lagjen ku është rritur, legjenda e futbollit turk tregoi se nënën e ka nga Prishtina.

“Është e njohur si lagjja e boshnjakëve, është një zonë ku ka shumë emigrantë. Familja ime gjithashtu është e përbërë nga emigrantë. Nënën e kam shqiptare nga Prishtina, ndërsa babai është emigrant nga Jugosllavia”, tha Arda Turan ndër të tjera.

37-vjeçari në karrierën e tij ka luajtur me klube si Galatasaray, Maniaspor, Atletico Madrid, Barcelona dhe Basaksehir.

The post Arda Turan zbulon rrënjët shqiptare: Nënën e kam nga Prishtina appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *