Kërcënoi me thikë dy persona dhe u mori celularët, arrestohet 28-vjeçari në Shijak

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Shijakut dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kërcënuan me thikë dy persona dhe u morën celularët. Blutë po ashtu bëjnë me dije se 28-vjeçari në kërkim ka thyer masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’.

“Këta shtetas në parkingun e një lokali në fshatin Borakë, Njësia Administrative Xhafzotaj, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), kanë kërcënuar dy shtetasit H. K, dhe E. D, duke ju marrë telefonat, dhe më pas janë larguar me një automjet tip benz. Sekuestrohet automjetin tip benz si provë materale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.”, informoi sot policia.

 

The post Kërcënoi me thikë dy persona dhe u mori celularët, arrestohet 28-vjeçari në Shijak appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *