Raportimet/ Aleksandër-Arnold zgjedh transferimin te Reali me kosto zero

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Trent Aleksandër-Arnold i ka zhgënjyer të gjithë te Liverpuli.

Sipas shtypit sportiv spanjoll, mbrojtësi i djathtë ka njoftuar klubin se do të qëndrojë deri në fund të sezonit, për t’u larguar më pas me kosto zero te Real Madrid.

26-vjeçari ka qenë pjesë e klubit në gjithë karrierën e tij.

Aktualisht Liverpuli me Slot po kalon dhe periudhë mjaft të mirë, pasi ndodhet në krye të klasifikimit si në Premier Ligë dhe në Champions.

Kontrata e tij përfundon në verë. Reali ndërkohë, me Aleksandër-Arnold do të përforcohej në krahun e djathtë të mbrojtjes ku ka shumë nevojë.

The post Raportimet/ Aleksandër-Arnold zgjedh transferimin te Reali me kosto zero appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *