U kap me pistoletë e lëndë narkotike në Itali, arrestohet shqiptari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 28-vjeçar shqiptar, i cili qëndronte në një hotel në Rimini, është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Gjatë një kontrolli nga policia, efektivët gjetën në ballkonin e dhomës së tij një pistoletë të kalibrit 9 mm të llojit “Beretta”, gati për përdorim me karikator me 7 fishekë, të fshehur në një qese plastike në ballkonin e dhomës së tij.

I riu pasi hezitoi të hapte derën e dhomës së gjumit, ka dorëzuar edhe 0.36 gram kokainë për përdorim personal. Arma dhe municioni u sekuestruan nga policia. I arrestuari rrezikon të dënohet deri në 6 vjet burg dhe 15 mijë euro gjobë.

The post U kap me pistoletë e lëndë narkotike në Itali, arrestohet shqiptari appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *