Vjedhje e trafik drøge, vihen në pranga 3 persona në Qafë Thanë e Kapshticë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar këtë të shtunë në pikat kufitare të Qafë Thanës dhe Kapshticës.

Njoftimi i policisë:

Në këtë kuadër shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, ndaluan në hyrje, shtetasin 28 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Po nga këto shërbime u kap dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosje”.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje u kapën shtetasit në kërkim: shtetasi 33 vjeç, banues në Elbasan i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim. Shtetasi 28 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

The post Vjedhje e trafik drøge, vihen në pranga 3 persona në Qafë Thanë e Kapshticë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *