Eksperti: Çfarë do ti kishte shpëtuar jetën pasagjerëve të avionit në Korenë e jugut

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Eksperti i aviacionit, David Learmount, në një intervistë për Sky News, ka komentuar incidetin fatal me avionin në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 pasagjerë dhe vetëm 2 mbijetuan.

Sipas ekspertit, aeroportet nuk duhet të kenë një mur betoni në fund të pistes. Pa të, tha ai, avioni do të kishte rrëshqitur në një ndalesë, edhe nëse pajisjet e tij të uljes do të dështonin.

“Aeroplani ishte mirë deri në momentin kur goditi murin. Nëse nuk do të kishte pasur mur atje, të gjithë do të ishin gjallë tani.”

Çelësi për të kuptuar shkakun e rrëzimit është zbulimi i arsyes se përse piloti nuk mundi të ulte kapakët e avionit ose pajisjet e uljes, vazhdoi ai.

Learnmount tha se piloti nuk ishte në gjendje të thoshte se cilat ishin të gjitha problemet sepse “ngarkesa e tij e punës ishte shumë e lartë”.

The post Eksperti: Çfarë do ti kishte shpëtuar jetën pasagjerëve të avionit në Korenë e jugut appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *