Fluks masiv në pikën kufitare të Qafë Thanës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në pikën kufitare të Qafë Thanës, ka fluks lëvizjeve nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri edhe anasjelltas.

Fluksi ka shkaktuar pritje të gjata që arrijnë deri në 40 minuta për mjetet që kalojnë në këtë pikë kufitare, ndërsa autoritetet doganore kanë rritur kapacitetin duke vendosur katër sportele për të përshpejtuar kalimin e automjeteve.

Ky fluks i lartë i automjeteve është i lidhur me periudhën e pushimeve por më së shumti me lëvizjen e shtuar të udhëtarëve që po shfrytëzojnë këtë pikë kalimi për të bërë pazare në vendin fqinj.

Ndërkohë, autoritetet doganore janë duke monitoruar situatën për të reduktuar pritjet e gjata dhe për të menaxhuar fluksin e udhëtarëve.

The post Fluks masiv në pikën kufitare të Qafë Thanës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *