VIDEO/ Rishfaqet Erion Veliaj, “harron” akuzat e SPAK

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha të shtunën se ishte nisur për një udhëtim dyditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por këtë të diel në faqen e tij në Facebook është shfaqur një video e regjistruar prej tij në zyrë përpara largimit.

Në të jepet një mesazh urimi për qytetarët e Tiranës e montuar me pamje të kryebashkiakut duke shpërndarë supë për të moshuarit dhe duke mbjellë pemë.

LEXO EDHE: “Me pikë dhe prejse” të gjithë detajet që parathonë rënien e Lalit

Veprimet e SPAK me Veliajn, shpërthejnë konfliktin e vjetër me Ballukun në PS

Milionat e Erion Veliajt, politikani që ushqente me supë të varfërit

Pavarësisht se këto kanë qenë ditë të trazuara për “të parin” e Tiranës ai i duket se i ka shmangur problemet e tij me drejtësinë për të dhënë mesazhin se nuk është i shqetësuar prej tyre.

Ndryshe nga një ditë më parë kur zgjodhi një gjuhë të ashpër me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, Veliaj mban një buzëqeshje duke dhënë mesazhin e tij.

Të premten SPAK konfirmoi se Veliaj po hetohet për 4 akuza, atë të korrupsionit aktiv dhe pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. ©LAPSI.al

The post VIDEO/ Rishfaqet Erion Veliaj, “harron” akuzat e SPAK appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *