Si nis Viti i Ri, parashikimi i motit për ditët e para të 2025-ës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nga dita e hënë deri ditën e enjte, moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e premte moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në veriperëndim të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Pritet prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.

The post Si nis Viti i Ri, parashikimi i motit për ditët e para të 2025-ës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *