Del VIDEO/ Momenti kur autori largohet nga banesa pasi vrau fqinjin e tij 82-vjeçar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Personi në foto është 39-vjeçari Fation Janina, autori i dyshuar i vrasjes së fqinjit të tij 82-vjeçar, Paulin Gina në Durrës pasditen e datës 30 dhjetor.

Policia e Durrësit ka siguruar një video nga kamerat e sigurisë në rrugë, të cilat e kanë fiksuar 39-vjeçarin duke dalë nga pallati, pasi kishte kryer vrasjen.

Dyshohet se 82-vjeçari u godit për vdekje me thikë dhe çekiç nga Fation Janina i cili është vënë në pranga. Sipas policisë, Fation Janina, pasi ka kryer krimin, e ka mbyllur viktimën në banesë.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia e Durrësit gjeti dhe sekuestroi 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet, që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit. Ai ka pranuar krimin duke u shprehur se shkak u bë një borxh 20 mijë lekësh që i kishte viktima. /LAPSI.al

The post Del VIDEO/ Momenti kur autori largohet nga banesa pasi vrau fqinjin e tij 82-vjeçar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *