Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen Rus në Shkodër.
Policia ndodhet në vendngjarje. Mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Sipas burimeve paraprake mësohet se është qëlluar me pistoletë në drejtim të një automjeti të parkuar.
Automjeti rezulton se është në pronësi të shtetasit Elvis Hoxha. Automjeti ka 4 plumba pistolete.
Lajmi po përditësohet…
The post LAJM I FUNDIT/ Të shtëna armësh në lagjen Rus të Shkodrës appeared first on Lapsi.al.
