Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e hënë pritet të paraqitet në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij. Berisha do të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Paraqitja e parë e Berishës për muajin janar do të shoqërohet me protestë. Në njoftimin e shpërndarë PD shruhet se më 6 janar në orën 09:30 do të mobilizohen strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, që cilësohet si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë.
Njoftimi:
Ditën e hënë në orën 9:30, mobilizojmë të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë. Ne do të jemi aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën, që janë në anën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha.
Protesta do të nisë në orën 9:30 përpara selisë së SPAK-ut. Ju ftojmë të gjithë të jeni prezent për të qëndruar të bashkuar në mbështetje të kauzës tonë. Faleminderit!
The post Berisha paraqitet të hënën në SPAK, PD njofton për protestë appeared first on Lapsi.al.
